Të premten bllokohet rruga në afërsi të Manastirit të Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan,ka njoftuar se të premten nga ora 11:00-12:00, në mënyrë paqësore do të bllokojë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të institucioneve të drejtësisë së Kosovës, të cilat siç thuhet, po tentojnë që dhunshëm t’i njohin pronësinë ndaj pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit

Lajme

26/04/2017 12:53

Bllokimi i rrugës vjen edhe si kundërshtim ndaj jetësimit të vendimeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht të kohës së Sllobodan Millosheviqit të viteve 1989-1999, thuhet në njoftim e Lidhjes së Historianëve.

Përmes këtoj njoftimi kanë ftuar të gjitha palët për maturi dhe përmbajte dhe rikonfirmon se ky aktivitet është aktivitet paqësor dhe demokratik, andaj fton për reflektim nga gjitha institucionet e Kosovës.

“Aktiviteti ynë është njoftuar edhe në Stacionin e Policisë se Republikës se Kosovës në Deçan me shkresën Nr.54/17 të datës 25 prill 2017”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.