Të premtën babai dëshmorë i Leonora Jakupit rivarroset në vendlindje, këngëtarja ka disa fjalë

Më datë 21 shtator ( e premte )nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, do të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

ShowBiz

19/09/2018 14:07

Ky i fundit është babai i ndjerë i këngëtares së mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, shkruan lajmi.net

Pas 20 vjetësh pritje, lajmin e gëzueshëm ajo e ka ndarë me ndjekësit në Instagram ku edhe i ka ftuar të gjithë njëzëri që të marrin pjesë pasi prezenca e tyre do ta nderonte shumë atë.

”Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteteve pritje do te prehet i qete ne Kosoven e lire Babi im se bashku me mikun dhe bashkluftetarin e tij Kol.Ahmet Krasniqi. Ne pamundesi te ju dergoj ftesa te gjitheve po e shfrytezoj kete mundesi te ju ftoj te gjitheve! Ardhja juaj juaj na nderon!”, ishin fjalët e Leonora Jakupit pranë postimit të fundit në llogarinë e saj në Instagram./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn50VYdn9qo/?hl=en?&taken-by=leonorajakupi