Të pathënat për dietologen Blerina Bombaj, mësohet me çka merrej dikur

Dietologen Blerina Bombaj e dëgjojmë vazhdimisht të flas për ushqyerjen e shëndetëshme, për vlerat e ushqimeve apo për ekulibrimin e tyre në çdo vakt të ditës.

ShowBiz

23/04/2018 18:04

Por përtej të qenit dietologe, Bombaj ka treguar për “revistawho.com” disa të vërteta që nuk i dinit për të.

Blerina dikur ka qenë balerinë dhe ky ka qenë pasioni i saj më i madh. ”Unë kam qenë balerinë dhe ai ka qenë pasioni më i madh i jetës sime. Deri në moshën 9-vjeçare por që nuk arrita dot ta realizoj për shkak të një dëmtimi që pata në këmbë”- ka treguar ajo.
Gjithashtu Bombaj tregon se është shumë gjumashe dhe se në mëngjes është gjithmonë me vonesë pasi e ka të vështirë të zgjohet edhe pse fle rreth orës 11 e 30 të darkës.

Një tjetër sekret që Blerina ka zgjedhur të ndajë me ne është marrëdhënia jo shumë e mirë që ka me lekun. “E shpërdoroj shumë lekun, nuk e mbaj dot, ja gjej vendin me sekonda. E njoh si një të metë shumë të madhe të vetes time”-ka treguar dietologia.

Përtej peshores dhe ekulibrimit të ushqimit ajo di të qëndisë shumë mirë. “Unë qëndisë shumë bukur por që nuk e praktikoj. Kur kam qenë 9-vjeçe kam qëndisur një mbulesë tavoline, e kam pasur privilegj nga gjyshja ime e cila qëndiste shumë”- thotë Blerina, ndërkohë që vajza e saj e cila është bashkë me të qesh sepse i duket e pabesueshme që ta shoh nënën e saj me gjirpërë dhe pe duke qëndisur.