Te Parku i Liqenit planifikohet edhe një “Grand Kafe” (Dokument)

Këndi i lojërave që pritet të ngrihet në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ka nisur të marrë “jetë” një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.

Lajme

23/02/2016 11:05

Sipas disa dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, në maj të vitit të kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kontraktuar si konsulent disa operatorë privatë, me qëllim që të përgatisnin masterplanin e parkut të liqenit dhe pesë projekteve pilot.

Në relacionin arkitektonik, që ndodhet në Agjencinë e Prokurimeve Publike, është i detajuar ngritja e këtij këndi, që është publikuar edhe nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, në këtë dokument që disponon gazeta, ndodhet edhe një “njollë e zezë”, e cila shpjegohet në relacion se është “Grand Kafe”.

Ky vend për të rriturit, shkruajnë inxhinierët, është një hapësirë e rezervuar për prindërit për të pirë kafe apo për të lexuar gazeta.