Të paktën 17 të vdekur pas zjarrit të rënë në një hotel në Kurdistan

​Të paktën 17 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një zjarri të rënë në një hotel në Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit irakian, bënë të ditur disa zyrtarë.

Bota

05/02/2016 20:46

Të paktën 14 persona që humbën jetën ishin me kombësi të huaj, kryesisht me origjinë nga ishujt Filipine, sqaroi një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.