Të ngjashëm në çdo detaj, trinjakët kanë çuditur dhe mjekët (FOTO)

Nëse i thua një gruaje se do të lindë trinjakë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Pasi ajo duhet të kujdeset në të njëjtën kohë për 3 vogëlushë.

Fun

31/05/2016 02:16

Por këta trinjakë kanë çuditur edhe mjekët për shkak të ngjashmërisë së madhe. “Daily Mail” shkruan se Becki Jo Allen nga Liverpul solli në jetë tre fëmijë meshkuj, Roko, Rohan dhe Roman.

Fëmijët janë të ngjashëm në çdo detaj, një gjë e rrallë te trinjakët. Pas analizave dhe studimeve të ndryshme, edhe mjekët konfirmuan se ata janë identikë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë nëna e tyre 23-vjeçare nuk ngurron të mburret me ta në rrjetet sociale duke hedhur herë pas here foto.

“Në fillim nuk munda ta besoja. Nuk kisha imagjinuar të kisha binjake, jo trinjakë. Ne nuk kemi asnjë në familje që të ketë lindur binjakë apo trinjakë”, është shprehur nëna.

Pas 6 javësh në spital, tashmë ata ndodhen në shtëpi. 23-vjeçarja është shprehur se djemtë e saj kanë nisur të tregojnë karakteristikat e ndryshme./shekulli

34BF42C600000578-0-image-a-8_1464558048401-620x518 34BF42D200000578-0-image-a-6_1464558038511 34BF42D700000578-3615548-Sleeping_beauties_The_gorgeous_trio_are_adored_by_their_big_sist-a-2_1464595754213 34BF42F600000578-3615548-Ten_month_old_Roman_Rocco_and_Rohan_Tierney_are_completely_ident-a-1_1464595745102 34BF431F00000578-0-image-a-9_1464558051681 34BF430700000578-0-image-a-10_1464558056120 34C130A500000578-0-image-a-5_1464558014685