“Të ndriçohen rrethanat e vdekjes së Artit”

Ish-kryetarja e Gjakovës, njëherit deputete e kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka ngushëlluar familjen e aktorit Art Kurti që u gjet i vdekur gjatë ditës në një veturë në Gjakovë.

Lajme

24/04/2018 16:31

Policia dyshon se ai ka bërë vetëvrasje.

“Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm, ai nuk jeton dhe nuk frymon më. Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fëtyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftoftësinë që vetëm vdekja sjellë dhe vetëm vdekja të len në shpirt”.

“Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriçohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar ajo në facebook.