Të ndiqet si shembull, ky është gjesti fenomenal i Granit Xhakës

Me atë që tregon në fushën e blertë, Xhaka nuk njihet si lojtar "i butë".

Sport

21/10/2018 10:23

Jashtë fushe, shqiptari është një djalë i thjeshtë që transmeton vlera. Ai është prej atyre futbollistëve që qëndrojnë me këmbë në tokë dhe e shfrytëzojnë imazhin e tyre për të shpërndarë imazhe pozitive dhe jo për të qenë në qendër të skandaleve dhe medieve, përcjell lajmi.net.

Lojtari i Arsenal-it ka surprizuar një “mik të vogël” në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Leonita, ka vizituar një spital të fëmijëve me autizëm. Një vizitë e veçantë që ka gëzuar pa masë Julianin e vogël. Një fëmijë i vogël, por shumë special. Ai është tifozi personal i Xhakës, pasi lojtari i Zvicrës e ka vizituar në kohën kur ka luajtur me Borussia Mönchengladbach. Këtë herë, Graniti ka dërguar gruan e tij për të vizituar Julianin.

Ai pati dhe një lidhje telefonike me të ku i premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt sërish. Kjo surprizë gëzoi pa masë fëmijën e vogël. “Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbach. Ky fëmijë është fantastik, energjia që ka për jetën është një mësim për të gjithë. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt, qëndro i fortë burrë i madh”, shkruan Xhaka duke shpërndarë lajmin me të gjithë. /Lajmi.net/

Këtu mund ta shihni videon: