Të ndarë në kauzat shtetërore, të buzëqeshur në kafene

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës sot janë bërë bashkë për të bërë një selfie.

Lajme

28/02/2018 18:16

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit  të Kosovës, deputetët e VV-së ishin thellësisht të ndarë nga qëndrimet e grupit parlamentar të LDK-së për rektifikimin e demarkacionit.  Por, qëndrimet e ndryshme politike që kanë mes vete këto dy subjekte nuk i kanë penguar disa deputetë të rinj të këtyre dy partive që të shfaqen pranë gotës së birrës të buzëqeshur së bashku.

Ata kanë publikuar dy fotografi ku janë shfaqur me buzë në gazë, shkruan lajmi.net.

Ky grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ishte i pranishëm në takimin që delegacioni i Bashkimit Evropian e mbajti me qytetarët në Bibliotekën Kombëtare.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, pas këtij takimi ka publikuar dy fotografi ku shihet se bashku më Vjosa Osmanin, e Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Dardan Sejdiun e Glauk Konjufcën e VV-së, si dhe e Korab Sejdiun /Lajmi.net/