Të miturit kapen duke vjedhur në termocentralin “Kosova A”

Të dielën në mbrëmje në termocentralin “Kosova A” në Obiliq katër persona kanë kryer vjedhje të kabllove.

Lajme

23/04/2018 12:15

Pas ndërhyrjes nga policia dy prej tyre – të moshës së mitur, janë arrestuar, ndërkaq dy të tjerët janë identifikuar, por që ndodhen në arrati, njofton policia.

Kabllot e vjedhura nga të dyshuarit më pas janë sekuestruar nga policia. Pas intervistimit të dy personave të dyshuar, në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendimin e prokurorit ata janë liruar nga stacioni policor.