Të miturit dëmtojnë kishën ortodokse serbe në Mitrovicë

Një kishë ortodokse serbe që është duke u ndërtuar në Veri të Mitrovicës është dëmtuar për arsyeje të pa sqaruar ende.

Lajme

26/07/2017 09:39

Në Rrugën  “Kolubarska” në  Mitrovicën Veri, sipas Policisë së Kosovës shtatë të dyshuar të mitur (gjashtë meshkuj K-Serb dhe një mashkull K-Goran),  kanë dëmtuar objektin në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Nuk raportohet për te arrestuar.

Rasti është duke u hetuar si “dëmtim i pronës”. /Lajmi.net/