Të mirat shëndetësore të hurmave

Mësojeni sa e shëndetshme është konsumimi i hurmave.

Lifestyle

03/11/2014 22:38

Ky frut na mbron nga një sërë sëmundjesh, por është shumë i mirë edhe për sytë. Hurma përmban një substancë që quhet fisetina, e cila është vrasëse e qelizave kanceroze të gjirit, duke i zhdukur ato dhe duke ju dhënë më tepër imunitet qelizave të shëndosha, transmeton Lajmi.net.

Gjithashtu, është dëshmuar se hurma lufton plakjen e lëkurës, mbron sytë dhe lëkurën, mbron enët e holla të gjakut nga dëmtimet, çarjet dhe hemorragjia.

Hurma sipas shkencëtarëve mund të jetë shumë e dobishme edhe në eleminimin e qelizave kancerogjene duke e rritur aktivitetin mbrojtës të qelizave imunitare.

Këshillohet që tek shtatzënat të konsumohet hurma rregullisht, që të mundësohet një proces i shtatzënisë pa ndërlikime dhe probleme, duke pasur kështu edhe një lindje më të lehtë.