Të mirat e seksit që ndoshta nuk i keni ditur

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut dhe Universiteti i Liverpulit kanë gjetur se në përbërjen e spermës ndodhen kimikate të tilla që sjellin lumturinë e femrës dhe ulin depresionin. 

Lifestyle

06/11/2014 15:08

Studimi zbuloi se gratë seksualisht aktive që “kurrë” nuk kishin përdorur prezervativ kishin më pak gjasa të raportojnë simptoma depresive në krahasim me gratë që “gjithmonë” apo “zakonisht” kishin përdorur prezervativ ose gratë të cilat abstenojnë nga seksi në përgjithësi. 

Mësoni se cilat janë të mirat e tjera që vijnë nga seksi.

1. Seksi ju mbron nga të ftohtit

Shkencëtarët në Universitetin Wilkes, në Wilkes-Barre, Pensilvani, zbuluan se nxënësit që kishin seks një herë ose dy herë në javë kishin nivele më të larta të imunoglobulinave A ose IgA, të cilat ju mbrojnë nga infeksionet si ftohja, transmeton Lajmi.net.

2. Seksi zvogëlon rrezikun te meshkujt për kancerin e prostatës

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, një njeri që sa më shumë spermë derdh në muaj, aq më pak gjasa ka që të diagnostifikohet me kancer të prostatës.

3. Seksi sidomos për ata që janë mbipeshë, ndihmon në humbjen e saj

Seksi prodhon të njëjtat hormone, të tilla si oxytocin dhe endorphin. Kur ju jeni duke bërë seks, truri juaj ndjehet i kënaqur dhe ai ndalon dërgimin e sinjaleve te ju, për të ngrënë. Sipas Harvard Medical School, thotë se seksi nga ‘i butë’ duhet të marrë drejtim ‘të moderuar’ dhe më pas të kalojë në drejtim të intensitetit ‘stërvitje’. Përveç kësaj, sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Kardiologjisë, seksi mund të djegë 85-250 kalori.

4. Seksi ul normën e vdekjeve

Shkolla Mjekësore e Harvardit zbuloi se burrat të cilët kishin tre ose më shumë orgazma në javë janë raportuar të kenë një normë 50 për qind më të ulët të vdekjes.