Të mirat dhe të këqijat e vitit

2013’shi ka qenë vit i pasur me momente të paharruara për botën e ‘showbiz’. Nga Royal Baby tek provokimet e Miley Cyrus, për të vazhduar nga gjendja e përmirësuar e Angelina Jolie, pas intervenimit të dyfishtë për ta hequr kancerin në gji. Ishin shumë ngjarje që bënë të flitej për to, për të mirë dhe…

ShowBiz

30/12/2013 19:30

2013’shi ka qenë vit i pasur me momente të paharruara për botën e ‘showbiz’. Nga Royal Baby tek provokimet e Miley Cyrus, për të vazhduar nga gjendja e përmirësuar e Angelina Jolie, pas intervenimit të dyfishtë për ta hequr kancerin në gji.

Ishin shumë ngjarje që bënë të flitej për to, për të mirë dhe për të keq. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë, për t’i parë më mirë të mirat dhe të këqijat e vitit 2013, sipas Starlounge.

Keq: Lëvizjet provokuese të Miley Cyrus, mbi të gjitha në MTV VMAs, bënë që ajo të ishte protagoniste këtë vit dhe të bënte kthesë në karrierë. Keq: Justin Bieber e kaloi një vit 2013 mjaft të rrezikshëm, duke u bërë një djalosh i keq. Ndërmjet tatuazhesh, skandalesh, femrash, alkooli dhe gjëra të tjera, na mungoi Bieber i debutimit të tij, pasi u bë një rebel. Keq: Pothuajse çdo gjë që vishte Lady GaGa ishte e keqe. Kjo e demonstron edhe në këtë fotografi. Keq: videoklipi i Kanye West për ‘Bound 2’, që e sheh si protagoniste bashkëshorten e tij të re, Kim Kardashian, në një motor, pa të brendshme. Keq: moda e vendosjes së ‘protezave’ në dhëmbë i ka përfshirë yjet si Madonna, Rihanna e Harry Styles. Mirë: Angelina Jolie e Brad Pitt dukeshin më të bashkuar se kurrë në qilimin e kuq në filmin ‘World War Z’ në qershor, në shfaqjen e parë publike pas rrëfimit shokues të aktores. Angie i është nënshtruar një operimi të dyfishtë për ta hequr kancerin në gji. Mirë: Fotografia e parë e të të voglit George, nga prindërit William e Kate. Mirë: Rënia e këndshme e Jennifer Lawrence në Oscar 2013, pasi e mori vesh se e fitoi çmimin e aktores më të mirë.