Të mirat dhe të këqijat e të pasurit një ‘miqësi seksuale’

Ditëve të sotme është krejtësisht normale të futemi në një lidhje pavarësisht se e dimë që nuk ka të ardhme, e madje as nuk e quajmë atë lidhje.

Lifestyle

08/12/2018 18:55

Ndonjëherë në këtë mënyrë ne duam ta mbrojmë veten nga ideja se mund ta lëndojmë partnerin, ose thjesht vendosim të provojmë diçka të ngjashme me një person që e konsiderojmë shok/shoqe, transmeton telegrafi.

Lidhjet e tilla e kanë anën e tyre pozitive, për shkak se janë opsionale dhe emocionuese, por me vete ato bartin edhe shumë rreziqe.

Cilat janë të mirat e një lidhje seksuale pa detyrime me një shok/shoqe?

Nuk keni obligime

Qoftë nëse jeni duke pasur nevojë për pak vëmendje apo thjesht dëshironi të argëtoheni, atëherë kjo formë e lidhjes mund të jetë e duhura për ju.

Por, në raste të tilla është shumë e rëndësishme që posa të pajtoheni për një lidhje të tillë t’i caktoni kushtet dhe rregullat dhe t’iu përmbaheni atyre.

Argëtim dhe relaksim

Avantazhi i kësaj aventure është se nuk ka presion nga asnjëra anë. Ju mund të bëni seks, të qeshni e ta argëtoni njëri-tjetrin tërë kohën pa kompromise, pa u përkushtuar e pa drama të dashurisë.
Në momentin që ndieni xhelozi apo keni nevojë të flisni për tema tjera me njëri-tjetrin, atëherë kjo lidhje nuk mund të funksionojë.

Kujtime të mira, pa ndjenjën e fajit

Ka shumë mundësi që do të jeni të lumtur me atë se çfarë ka ndodhur. Mbi të gjitha do të krijoni kujtime të mira dhe nuk keni arsye për t’u lënduar.

Cilat janë të këqijat e një lidhje seksuale pa detyrime me një shok/shoqe?

Lidhje e cektë…

Pasi që të dy jeni të vetëdijshëm se jeni në një diçka që nuk do të zgjatë shumë, të gjitha ato emocione të bukura që evoluojnë me kohën dhe ndjenja e afërsisë shumë shpejt mund të harrohen. Për këtë arsye, aventura mund të jetë emocionese, por disi boshe dhe e cekët.

Harrimi i obligimeve

Nëse futeni në një aventurë të përkohshme, çdo sekondë do të dëshironi ta shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është në rregull përderisa aventura nuk fillon të ndikojë në suksesin tuaj akademik, në punë, në miqësi, familje, ose në çdo gjë tjetër në jetë.

Rreziku për një zemër të thyer!

Është shumë e lehtë që pasioni dhe epshi seksual të kthehet në diçka shumë tjetër. Në situatat romantike, është shumë e vështirë të ndahet mendja nga zemra. Ndoshta vetëm kur të vjen momenti të ndaheni e kuptoni se jeni të çmendur pas atij/asaj dhe kështu mbeteni me zemër të thyer në mijëra copa.