Të metat e yjeve

Jo gjithmonë përsosmëria është sinonim i magjepsjes dhe sensualitetit. Këtë e demonstrojnë yjet si Vanessa Paradis, Madonna, Brigitte Bardot etj. Të gjitha këto bukuroshe të spektaklit e kanë një gjë të përbashkët: një hendek në mes të dhëmbëve të tyre. Në shikim të parë, defektet e dhëmbëve të tyre vërehen nga larg, por një pjesë…

ShowBiz

20/11/2013 13:00

Jo gjithmonë përsosmëria është sinonim i magjepsjes dhe sensualitetit. Këtë e demonstrojnë yjet si Vanessa Paradis, Madonna, Brigitte Bardot etj. Të gjitha këto bukuroshe të spektaklit e kanë një gjë të përbashkët: një hendek në mes të dhëmbëve të tyre.

Në shikim të parë, defektet e dhëmbëve të tyre vërehen nga larg, por një pjesë e tyre kanë ditur t’i transformojnë dhëmbët e tyre, sa që të gjithë tash ua kanë lakmi për dukjen e tyre. Tash, ato mund të buzëqeshin pa problem. Por, ka prej tyre që nuk kanë dashur të ndryshojnë. Në vazhdim ju ftojmë t’i shihni disa nga yjet me të metat e tyre, që janë të dukshme sigurisht.

Aktorja Anna Paquin nuk duket aspak mirë me këtë buzëqeshje, edhe pse konsiderohet shumë seksi nga fansat e saj… dhe nga bashkëshorti Stephen Moyer!

Brigitte Bardot është njëra prej aktoreve më seksi në histori të kinemasë, por nuk ka dashur ta korrigjojë kurrë buzëqeshjen e saj ‘joperfekte’.

Top modelja Jessica Hart, e cila vjen nga sfilita e fundit e Victoria’s Secret, tregon dhëmbët e saj duke buzëqeshur mbi tepihun e kuq.

Dhëmbë me hapësira edhe për bukuroshen Lauren Hutton, ikonë e kinematografisë amerikane.

Georgia May Jagger është krenare me dhëmbët e saj. Ajo konsiderohet si njëra prej femrave më seksi të ‘showbusiness’ edhe falë buzëve të saj.

Madonna nuk ka menduar kurrë t’i afrojë dhëmbët e saj, që shihet qartë se janë të ndarë, duke bërë që ata të janë një prej shenjat dallues të saj.

Modelja Lara Stone nuk ka menduar kurrë t’i rregullojë të çarat në mes të dhëmbëve të saj.

Modelja Ashley Smith nuk e ka atë që mund të definohet si një buzëqeshje perfekte, por ende nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike

Dhëmbët me hapësira të Vanessa Paradis janë ndër më të famshmit në botën e ‘showbizit’. Por, ajo nuk ka ndryshuar kurrë.