Të mërkuren, KB Prishtina fillon rrugëtimin në FIBA Europe Cup

Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina të mërkuren do të fillojë rrugëtimin e saj për në FIBA Europe Cup, ku do të ndeshet me ekipin Ukrainas Cherkaski Mavpy

Sport

15/10/2018 12:27

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë e krijuar nga Plisat dhe kërkesat e shumta të tifozëve për ta parë nga afër këtë ndeshje që do të zhvillohet nga ora 20:00 ditën e mërkurë.

Prishtina është ndër klubet e pakta ballkanike që po merre pjesë në këtë garë mjaftë të fortë Evropiane, dhe ajo është radhitur e dyta në grup, duke pasur parasysh arritjet në vitet e fundit në arenën Evropiane, shkruan “lajmi.net”.

Të mërkurën e gjithë vemendja do të jetë në Prishtinë, pasi që interesimi është i jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/