Të mençurit janë më të lumtur kur rrinë vetëm

A keni dashur ndonjëherë që të ikni larg, shumë larg, dhe të jeni shumë larg nga të gjithë? Nëse po, atëherë ju jeni shumë i mençur dhe shkencëtarët kanë diçka për të thënë lidhur me këtë.

Fun

16/01/2017 23:55

A është e vërtetë se njerëzit e vetmuar janë njerëzit më inteligjentë dhe më të lumtur në tokë?

Shkencëtarët nga Universiteti për Menaxhment i Singaporit dhe Shkolla Ekonomike e Politike e Londrës kanë kryer një studim për të gjetur një lidhje mes njerëzve, ku jetojnë ata dhe sa të lumtur janë me jetët e tyre.

Në këtë studim ka rezultuar se sa më të mençur janë njerëzit që jetojnë në qytete të mëdha, aq më të palumtur janë. Studimi thotë poashtu se njerëzit zakonisht janë më të lumtur kur ata rrethohen nga miqtë e tyre por njerëzit inteligjentë ndihen më rehat kur janë vetëm. Pse ndodh kjo?

Shkencëtarët sugjerojnë se njerëzit ndihen jo rehat në shoqëri të shumë njerëzve sepse truri është i adaptuar të funksionojë në grupe jo më të mëdha se 150 njerëz, që nënkupton se sa më i mençur që është personi, aq më jo rehat ndihet në grupe të mëdha njerëzish, transmeton Klan Kosova.

Pra, pse njerëzit ndihen më të lumtur kur janë mes miqsh?

Miqësia na bën të lumtur, na kënaq nevojat psikologjike për dashuri, na jep ndjenjën se jemi të rëndësishëm dhe na jep po ashtu mundësinë të ndajmë eksperienca të ndryshe.

Megjithatë, njerëzit me inteligjencë të lartë kanë një marrëdhënie tjetër: ata ndihen më të lumtur kur janë vetëm, jo të rrethuar nga njerëzit e tjerë, madje as nga miqtë./klankosova.tv