Të martuar për 62 vite, vdesin në të njëjtën kohë

Don dhe Maxine Simpson nuk kanë mundur të kalojnë as disa orë larg njëri tjetrit, kështu duke vdekur të dytë në të njëjtën ditë, brenda pak orëve.

Fun

04/08/2014 23:21

Çifti i të moshuarve amerikanë nga Kalifornia ndërroi jetë me katër orë diferencë në banesën e tyre në Bakersfield të kapur dorë për dore.

Historia e tyre është rrallë, ndër të paktat histori dashurie që i reziston viteve duke kaluar në krahët e njëri-tjetrit plot 62 vite.

“Thellë në zemër e dija çfarë do të ndodhte. Ata i bashkoi fati dhe ishin të pandarë me njëri-tjetrin. Jetuan bashkë si çift dhe vdiqën si të tillë”, rrëfen njëra prej mbesave të të moshuarve.

Dy javë më parë, Don ndjeu shqetësimet e para shëndetësore për shkak edhe të moshës. Ai u transportua në spital ku gjendja përkeqësohej dita-ditës. Në të njëjtën kohë, kanceri me të cilën bashkëshortja e tij Maxine po luftonte prej vitesh, avancon.

Mjekët u dorëzuan dhe njoftuan të afërmit e Maxine se asaj i kishin mbetur edhe pak ditë jetë. Duke i njohur dhe duke e ditur historinë e tyre, familjarët vendosin të përgatiteshin. Ata përshtatën një dhomë në banesë për t’i vendosur në krah të njëri-tjetrit, një kërkesë e hershme e Don dhe Maxine.

Dhe kështu ndodhi. Pak ditë para se të ndërronin jetë që të dy të moshuarit u rikthyen për herë të fundit në shtëpinë e tyre, pikërisht në dhomën ku kishin kaluar çastet më intime të jetës.  /Top Channel