Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel – Lajmi.net
Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 10:26, 13 January 2018
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel të martën e ardhshme – me 16 janar, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Avin Arifi, i emëruar shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, në një intervistë për Klan Kosovën.

“Qysh me të 16-tin pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime treditore”, ka treguar Arifi.

“Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO