Të lumtur sa më s’ka! Bëhen bashkë Vesa dhe Big Basta

Këngëtarja Vesa Luma tash e sa muaj ka ardhë në Prishtinë ku edhe po punonte.

ShowBiz

12/12/2017 13:00

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi me të cilat ka shtuar dyshimet nëse Vesa po largohet përfundimisht nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram gjatë ditës së djeshme Vesa kishte bërë të ditur që bashkë me vogëlushin e saj, Lianin kishte marë rrugën për në Tajlandë.

Gjatë ditës së sotme, Vesa ka postuar një fotografi në të cilën ka shfaqur Lianin bashkë me bashkëshortin e saj, Big Bastën.

“Më në fund” ka shkruar Vesa ndërsa që të dy shiheshin të lumtur për takimin pas disa muajsh. /Lajmi.net/