Të lodhur gjatë gjithë kohës? Ja çka ua shton energjinë

Nëse po ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës, nuk jeni vetëm. Mungesa e gjumit tek njerëzit ka bërë që lodhja të jetë një epidemi publike.

Lifestyle

29/08/2015 17:13

Por, siç duket ka disa mënyra se si ta rritni energjinë trupore në mënyrë natyrale, dhe që ju bëjnë të mos ndjeheni të lodhur më gjatë gjithë kohës.

Bëni një ecje
Mund të ju duket sikur ju bën më të lodhur ecja, por nuk është ashtu. Nëse ecni në mënyrë të ngadalësuar ju mund t’i rrisni nivelet e energjisë në trupin tuaj. Ky lloj ushtrimi mjafton për të rritur qarkullimin e gjakut – dhe me të gjaku dhe oksigjeni rrjedhin në trupin tuaj deri në tru, duke mos iu lodhur juve. Herën tjetër kur ndjeheni të lodhur dilni për të ecur për 10 deri në 20 minuta dhe shikoni se si do të ndjeheni më pas.

Merrni ajër të freskët
Dilni në natyrë vazhdimisht. Një studim në revistën Psikologjia e Mjedisit gjeti se të dalësh jashtë shtëpisë është një mënyrë e thjeshtë për të rritur ndjenjat e vitalitetit. Në studim, njerëzit të cilët shpenzonin 20 minuta jashtë ndjeheshin më të ‘zgjuar’ dhe më mirë se sa njerëzit të cilët shpenzuan kohën e njëjtë brenda. Të jesh aktiv, si duke ecur apo duke u marrë me gjëra në kopsht, ju mund të rrisni energjinë dhe këto ndjenja, transmeton Lajmi.net.

Vendosni një rregull për gjumë
Për të rikthyer fuqinë e humbur, ju duhet t’i jepni trupit tuaj kohën adekuate për të pushuar dhe për t’u rimbushur me energji gjatë natës. Nëse e shtyni alarmin shpesh në mëngjes apo zgjoheni të lodhur, sigurohuni se po flini të paktën 7-8 orë çdo natë. Një studim i fundit në revistën Primary Health Care gjeti se të shkosh herët në shtrat dhe të flesh 7-8 orë çdo natë, do të keni më shumë energji ditën e nesërme.

Mbajeni një shishe ujë afër
Nëse po ndjeheni të lodhur dhe të plogësht, duhet të pini ujë për të ndihmuar në rikthimin e energjisë. Dehidratimi mund të ju bëjë të lodhur gjithashtu dhe mund të zvogëlojë aftësinë për t’u koncentruar, sipas një studimi në revistën Nutrition. Përjetimi i dhimbjeve të kokës është një sinjal se ju keni nevojë për më shumë ujë. Pini rreth 8 shishe të vogla ujë në ditë! (Lajmi.net)