Të lexosh depresionin përmes fotove – Lajmi.net
Të lexosh depresionin përmes fotove
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 23:19, 8 August 2017
Edhe pse mund të qeshësh vesh më vesh në foto të postuara në rrjetet sociale si Instagram apo Facebook, mund të vërehet nëse vuani apo keni shqetësime depresive, dhe kjo falë një programi të krijuar nga Christopher Danforth i Universitetit të Vermontit.

Programi mbledh praninë e shenjave të depresionit me një saktësi prej 70%. Studimi ka përfshirë fillimisht 166 persona që kanë postuar fotografi në Instagram, 71 prej të  cilëve kishin diagnozën e shqetësimeve depresive. Në fazën fillestare të punës programi ka analizuar 43.950 foto, më pas kanë përfshirë dhe persona të tjerë dhe kanë analizuar foto të tjera.

Karakteristikat kryesore të fotove që lidhen shpesh me depresionin janë fotot me ngjyra më të errëta, pa efekte dhe pa filtra dhe me vetëm një efekt, “bardh e zi”, shkrepje që kanë vetëm fytyra. Për më tepër një person që vuan nga shqetësime depresive ka tendencën të postojë foto të dikujt që nuk vuan.

Programi ka treguar edhe aftësinë e leximit në foto të shenjave të një depresioni të pakapur. Me zgjerimin e përdorimit që ka sot për fotot e postuara në rrjetet sociale, përfundojnë autorët e studimit, ky lloj algoritmi ka një fuqi të madhe për të identifikuar shenjat e shqetësimeve mendore dhe fizike. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Depresion, Facebook, Foto

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master