Të kritikuarit e Realit

Real Madrid ka zhgënjyer me rezultatet e deritashme këtë stinor në La Ligë, nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti. Përkrahësit e gjigantit madrilen e kanë bërë të qartë se nuk janë të kënaqur me paraqitjet e ekipit, pas humbjes 1-0 në derbin e qytetit nga Atletico Madrid të shtunën mbrëma në ‘Santiago Bernabeu’.…

Sport

30/09/2013 17:59

Real Madrid ka zhgënjyer me rezultatet e deritashme këtë stinor në La Ligë, nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti. Përkrahësit e gjigantit madrilen e kanë bërë të qartë se nuk janë të kënaqur me paraqitjet e ekipit, pas humbjes 1-0 në derbin e qytetit nga Atletico Madrid të shtunën mbrëma në ‘Santiago Bernabeu’.

Në mesin e futbollistëve të Realit që nuk i kanë punët mirë me tifozë, veçohen katër prej tyre. Alvaro Arbeloa, Sami Khedira, Fabio Coentrao, dhe ai që kryeson në këtë kategori, Karim Benzema, ka njoftuar e përditshmja sportive madrilene ‘AS’.

Prezenca e këtyre futbollistëve është duke sjell atmosferë negative në ‘Bernabeu’ dhe drejtorët e klubit i kanë rekomanduar Ancelottit që t’i mbrojë ata në përpjekje për qetësimin e situatës.

‘Ne duhet të ulim tensionin”, ishte mesazhi që doli nga zyrat e klubit, pas humbjes në derbi nga Atletico.