Të kesh një qen do të thotë se je më i shëndetshëm

Personat që kanë një qen në shtëpi kanë një zemër më të fortë se ata që nuk i duan kafshët shtëpiake, thotë një studim i ri.

Lifestyle

10/09/2014 19:37

Shoqata Amerikane e Zemrës ka analizuar studime nga e gjithë bota dhe ka dalë në përfundimin se të kesh një qen në shtëpi ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kjo vjen sepse njerëzit që kanë një qen ecin më shumë se të tjerët për shkak se ai duhet nxjerrë shëtitje çdo ditë, transmeton Lajmi.net. Gjithashtu qeni të heq stresin dhe ka efekte pozitive në ruajtjen e formës trupore.

Udhëheqësja Glenn Levine saktëson se studimi nuk vërteton se të mirat vijnë nga vetë qeni, por nga përkujdesja ndaj tij.