Te Juventus vetëm një lojtar është i pazëvendësueshëm…dhe ai nuk është Ronaldo

Juventusi është rrugës së mirë për të fituar titullin e tetë radhazi në Serie A, me Napolin dhe Interin që duken larg për të rivalizuar ‘Bianconerët’.

Sport

30/11/2018 09:54

‘Zonja e Vjetër’ me transferimin e Critiano Ronaldos, rikthimin e Leonardo Bonuccit dhe mbajtjen e strukturës së skuadrës së viteve të fundit, me të drejtë konsiderohet kandidatë të denjë për të triumfuar jo vetëm në Serie A, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Futbolli është një lojë në grup, me të gjithë lojtarët e dobishëm, por asnjëri nuk është i domosdoshëm.

Por a ka te Juventus një lojtar që është i dobishëm dhe më i domosdoshëm se të tjerët?

‘CalcioMercato’ mendon se po, dhe bëhet fjalë për Mario Mandzukic, ‘lokomotivën’ e Juventusit, lojtarin që mund të zëvendësojë të gjithë, lojtarin që mund të luajë në të gjitha pozitat, dhe lojtarin që mund të sakrifikohet për gjithçka./Lajmi.net/