Të jetuarit pranë pyllit sjell këto të mira shëndetësore

Shkencëtarët gjermanë kanë ardhur në përfundim se të jetuarit pranë një pylli i bën mirë trurit.

Lifestyle

19/10/2017 22:42

Të jetosh pranë një sasie të konsiderueshme të pemëve zvogëlon stresin dhe forcon një zonë të trurit që kontrollon përpunimin emocional, transmeton portali arbresh.info

Sipas tyre, njerëzit që jetojnë pranë zonave të gjelbëra të hapura, djerrinave dhe lumejvë në zonat urbane, nuk e kanë korrelacionin e njejtë sikurse ato që jetojnë pranë pyjeve.

Shkencëtarët gjermanë thonë se ata që jeton në qytet janë më të prekur ndaj sëmundjeve psikiatrike, si deperesioni, ankthi dhe skizofrenia.

Zhurmat, ndotja dhe numri i madh i njerëzve në hapësirën e vogël të një qyteti mund të konstribuojë në zhvillimin e stresit kronik.

Sipas hulumtimit, rreth 70 përqind e popullsisë e botës pritet të jetojnë nëpër qytete deri në vitin 2050.