Të jetuarit në vende me diell ju mbron nga kjo lloj sëmundje

Të rritesh në një vend me diell, lidhet shumë me shëndetin tuaj.

Lifestyle

12/03/2018 12:41

 

Sipas hulumtuesve, po që se jeni njëri prej atyre që i ekspozohet rrezeve të diellit nga fëmijëria, keni më pak gjasë që të prekeni nga sëmundja e sklerozës në vitet e shtyra të jetës.

Hulumtuesit kanadez, kanë nxjerr një teori, pas një studimi që kanë kryer, se ka një faktor mbrojtës – rrezet YV-B, të cilat e bëjnë trupin që të prodhojë vitaminën D.

Dhe gjetjet e tyre që janë mbështetur edhe në Universitetin e Kolumbisë. Thuhet se studimet e mëparshme që janë kryer në këtë drejtim tregojnë se personat e prekur nga sëmundja e sklerozës kanë qenë më pak të ekspozuar në diell.

Pra personat që jetojnë në klimë ku ka më shumë diell, janë më pak të rrezikuar që të preken nga skleroza.