Të jetosh për të punuar apo të punosh për të jetuar? (Video)

Njerëzit shpeshherë i jepen punës aq shumë saqë harrojnë se, për çfarë realisht e bëjnë atë, transmeton lajmi.net

Fun

14/02/2017 18:06

Ata harrojnë shpesh herë se çka i ka shtyrë ata të punojnë? Shumica prej tyre punojnë që ta mbajnë familjen, mirëpo gjatë kohës së punës harrojnë t’i kushtojnë kohë asaj. Ata i kushtojnë aq rëndësi punës, saqë e gjithë ajo që i japin familjes tanimë është paraja dhe asgjë më shumë.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni disa këshilla lidhur me këtë çështje.

Sipas një studimi, vitin e kaluar shumica e njerëze nuk zgjodhën të marrin pushimin e plotë në punë.

Ai këshillon të zgjedhet më shumë kohë për pushim, t’i kushtohet kohë familjes, shokëve dhe shëndetit mental. Çdo gjë po ikën shumë shpejt dhe e gjithë jeta ka të bëjë me momentet e përjetura.

Pyet veten sa udhëtime ke realizuar gjer tani?

Sa vende ke parë?

Sa gjëra i ke shtyrë për të ardhmen, sa momente të kanë kaluar duke i lënë për më vonë?

Ndoshta ato do të ishin më të mrekullueshmet që ke pasur mundësi t’i jetosh.

Jeta ka të bëjë me të tanishmen.

Nuk këshillohet të lihet puna, por…

Pushim dy herë në vit.

Më shumë uhdëtime të shkurta, vallëzime të gjata pa çmenduri,  kohë për familjen, meditim…

Zgjidh pushimet për të qenë bashkë, prani të plotë dhe krijo kujtimet të cilat do të zgjasin PËRGJITHMONË!

/Lajmi.net/

YouTube player