Të jesh e çmendur pas Hello Kitty-t

Një trajnere kuajsh e quajtur Natasha Goldsmith nga Exeter në Devon të Anglisë është e fiksuar shumë pas karakterit të filmave vizatimorë si një adoleshente dhe ka shpenzuar 15 vite duke mbledhur 10,000 artikuj të Hello Kitty-t.

Fun

13/06/2014 12:36

Një fanatike e Hello Kitty-t ka treguar se si ajo ndihet se është e destinuar të mbetet beqare, për shkak se banesa e saj është e mbushur me artikuj me vlerë prej 50,000.

Trajnerja e kuajve Natasha Goldsmith e cila është 29 vjeçare, është e fiksuar pas personazhit të filmave vizatimorë që nga koha kur ishte adoleshente dhe ka shpenzuar 15 vite duke mbledhur 10,000 artikuj.

Çdo dhomë e banesës së saj të vogël tani është e mbushur me aksesorë të Hello Kitty-t përfshirë stoli, mobilje, veshje, perde, dhe 4,000 lodra.

\”Të dashurit në të kaluarën janë përpjekur për të më bërë që të heqë dorë nga ajo, kështu që unë jam ndarë nga ata. Është pjesë e asaj se çfarë unë jam dhe nuk kam për të ndryshuar për askënd\”, tha ajo.