Të humbësh jetën për një foto

Një moment i tmerrshëm kur një burrë ka humbur jetën ditën e ditëlindjes së tij, teksa pozonte majë një shkëmbi për foto.

Fun

11/01/2018 09:35

Pamjet tregojnë Halil Dag teksa hidhet nga një shkëmbi në kështjellën historike Urfa në jug të Turqisë, para se të humbte ekuilibrin dhe të binte nga maja e tij.

Pavarësisht se po përpiqej të kapej diku, babai i tetë fëmijëve ra nga një lartësi prej 50 metrash, afër një restoranti në rajonin kurd.

Miqtë e tij u përpoqën ti vinin në ndihmë menjëherë por ishte vonë, ai ndërroi jetë në vend.