Të huajt flasin për “besën e shqiptarit”, pjesë e videos edhe Ilir Meta

Besa është një zotim solemn për të vepruar bashkarisht për një qëllim të caktuar, përdoret edhe si fjalë e nderit që i jepet për të përkrahur dikë ose për t’u lidhur me të.

Lajme

20/10/2018 18:05

Besa është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës dhe që nuk mund të përkthehet.

Një grup i të rinjve nga “Nas Daily Global” kanë hulumtuar më shumë rreth kësaj fjale, që për shqiptarët ka pasur gjithmonë rëndësi të madhe. Ata shpjegojnë për të tjerët që të kuptojnë se çfarë kuptimi ka fjala “BESA”.

Pjesë e videos shihet të jetë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili besën e shqiptarit e ndërlidhë me një shembull mjaft të mirë, duke thënë se “asnjë çifut nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës”. /Lajmi.net/