Të heshtësh apo jo gjatë seksit? – Lajmi.net
Të heshtësh apo jo gjatë seksit?
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 2:23, 18 April 2017
Dikush gjatë seksit “hesht sikur peshku”, mirëpo ka edhe të tillë që janë të zhurmshëm aq sa që tërë fqinjët e dinë që “aksioni” është në zhvillim e sipër. Çfarë ju dëshironi më shumë?

Ekzistojnë njerëzit gjë gjatë aktit seksual janë jashtëzakonisht të heshtur. Dikush dëshiron kështu, ndërkaq dikush tjetër turpërohet.

Edukata familjare, frika që të mos dëgjojnë komshinjtë, prindërit… ka shumë arsye që bëheni “të heshtur”.

Mirëpo, ekspertët thonë që nuk është e preferueshme të jesh absolutisht i heshtur gjatë seksit, sepse në atë mënyrë pengon kënaqësinë.

Natyrisht, nuk këshillohen as zhurmat dhe britmat me gjithë zërin, posaçërisht jo aktrimi i kënaqësisë, i cili, natyrisht manifestohet me frymëmarrje të shpejtë dhe të zëshme, shtrëngime dhe me efekte të tjera të zhurmshme, qëllimi i të cilave është fascinimi i partnerit.

Është e nevojshme të përcaktohet kufiri i shijes së mirë.

Eksperimentoni me masë dhe ngadalë derisa të zbuloni se çfarë i përshtatet partnerit, por mos e pengoni as veten që qëllimisht të heshtni, nëse kjo gjë nuk ju pëlqen.

Kur është fjala për bisedën gjatë seksit, nuk ka asgjë të keqe nëse kjo gjë nuk e pengon partnerin tuaj. Llomotitja mund të jetë e këndshme, relaksuese, por edhe e dobishme.

Ndonjëherë është e domosdoshme të thuhet se çfarë dëshironi, apo të pyesni partnerin se çka e kënaqë.

Edhe komplimentet janë të mirëseardhura. Jepni komplimente partnerit duke i thënë që ka trup të bukur, aromë të mirë të flokëve, lëvizjeve…

Natyrisht, jini të kujdesshëm nëse lidhja është në fillim. “Lëpirja” e veshëve me buzë është vërejtja më e shpeshtë e femrave, derisa meshkujt ankohen që ajo është “e heshtur sikur peshku”.

Çfarë dëshironi ju më shumë?

Fjalët kyçe: heshtja, Seksi, Zhurma

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals