Të hënën, Williamson viziton Kosovën

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, Clint Williamson do të vizitojë të hënën Kryeministrin në largim, Hashim Thaçin. 

Lajme

18/07/2014 09:18

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pret të hënën në zyrë një prokuror, i cili po e heton atë për veprime të mundshme të paligjshme që dalin nga raporti i Dick Martyt

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do ta vizitojë Kosovën pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar.

Në Prishtinë kanë konfirmuar ardhjen e prokurorit Williamson, derisa në zyrën e tij në Bruksel mohojnë se ai do t’ia zbulojë gjetjet kryeministrit Thaçi.

“Nuk mund të konfirmoj planet për udhëtimet e ardhshme të ambasadorit Williamson, por pa asnjë fije dyshimi mund të mohoj çfarëdo pretendimi se do t’i paraqesim gjetjet tona në mënyrën se si sugjeroni ju”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi i Task Forcës, Joao Sousa, teksa i është përgjigjur pyetjes nëse do t’ua prezantojë gjetjet autoriteteve kosovare.