Të hënën nisë ndërtimi i rrugës nacionale Milloshevë-Mitrovicë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë- Mitrovicë”,  “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

Lajme

11/05/2018 17:10

Sipas njoftimit, thuhet se punimet fillojnë në ora 09:00

“Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e ministrit Pal Lekaj, do të mbajë ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, aksi rrugor Smrekovnicë – Gojbule”, thuhet në njoftim.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të larta të institucioneve shtetërore./Lajmi.net/