Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Pas disa jave pauzë kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet të hënën për të caktuar seancën e radhës plenare.

Lajme

17/11/2017 15:37

Sipas njoftimit të Kuvendit mbledhja do të mbahet më 20 nëntor nga ora 15:00.

Seanca e fundit e Kuvendit është mbajtur në fund të muajit tetor, në të cilën është miratuar në lexim të dytë buxheti për vitin 2017.

Ky është rendi ditës:

1.      Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

 

2.      Koha për pyetje parlamentare,

 

3.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

 

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

6.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

7.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

9.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

 

10.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

 

11.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

12.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

 

13.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëtor, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

 

14.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

 

15.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

 

16.  Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

 

17.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

18.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

19.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

 

20.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

 

21.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

 

22.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

 

23.  Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës./Lajmi.net/