Të hënën mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Të hënën, 23 mars do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Lajme

19/03/2015 19:05

Këtë e bëri të ditur Qeveria e Kosovës.

Të hënën kabineti qeveritar i Kosovës do të jenë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive. Mbledhja e parë është mbajtur në Prizren, më 11 janar të vitit 2014.