Të hash te Gucci (Foto)

Gjithçka ka të bëjë me shijen. Kompanitë luksoze të modës janë mësuar të joshin fashionistat dhe tani po zgjerohen nga ‘haute couture’ tek ‘haute cuisine’.

Fun

09/01/2018 23:40

Gucci Osteria është restoranti më i ri i Guccit në Firence të Italisë. Në restorantin me 50 vende, klientët do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet e shefit Masimo Bottura, i vlerësuar me 3 yje Michelin.

Ai pozicionohet pas mureve të godinës së shekullit të 14, Palazzo della Mercanzia, pranë sheshit më të famshëm të qytetit, Piazza della Signoria. Vizitorët mund të provojnë atje tortelini me Parmigiano Reggiano, rizoto me kërpudha e specialitete të tjera që variojnë nga 20 deri në 30 euro pjata.

Shtëpia italiane e modës, në pronësi të Kering, nuk është e vetmja kompani luksoze që ka kthyer vëmendjen nga ushqimi. Konglomerati LHVM njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të hapte një degë të dytë të dyqanit Gourmet në Paris, disa ditë para se Tiffany’s & Co të përuronte Blue Box Cafe në New York.

Siç pohojnë ekspertët e industrisë, firmat e mëdha po shkojnë pikërisht aty ku shpenzohen paratë e klientëve të pasur. Gucci dhe rivalët e tij nuk presin që këto investime të prodhojnë të ardhura të rëndësishme financiare për momentin, por ato shihen si një mënyrë për zgjerimin e tyre global.

5-26 4-31 1-28 2-32 7-21 3-30