Të harrosh fjalëkalimin është më keq se ‘t’i humbësh çelësat’

Frustrimi i njerëzve për t'i menaxhuar fjalëkalimet e tyre ka arritur nivele të papara, sipas një ankete të re.

Lifestyle

14/10/2014 17:01

Të harrosh fjalëkalimin për një llogari interneti është më e bezdisshme se humbja e çelësave, sipas një studimi të ri.

Frustrimi i njerëzve me menaxhimin e fjalëkalimeve të tyre tani ka arritur nivele të papara, me shtatë për qind të anketuarve të cilët thanë se do të preferonin të hapnin kanale nëpër rrugë tërë ditën se sa të harrojnë fjalëkalimet, transmeton Lajmi.net.

Një në gjashtë të anketuar thanë se do të preferonin të ulen pranë dikujt që flet me zë të lartë në celularë, 17% thanë se më mirë do të vendosnin melodinë ‘Makarena’ në celularin e tyre për një vit dhe 12% do të preferonin që të uleshin pranë një bebe që qanë gjatë një fluturimi me avion.

“Në jetesën tonë të re digjitale, frustrimet tona janë duke u rritur përderisa ne në vazhdimësi vendosim fjalëkalime të ndryshme për gjithë aplikacionet, prej atyre foto-shpërndarëse, Facebookut deri tek faqeve për blerje dhe e-mail”, thotë Barry Scott, shef i teknologjisë në EMEA që bëri sondazhin prej 1000 konsumatorëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas këtij studimi, më shumë se një e katërta prej nesh tani e shkruan një fjalëkalim më shumë se dhjetë herë në ditë – që do të ishte 4,000 herë apo më shumë në vit. Neve na thuhet që të mos i vendosim të njëjtë që të gjithë fjalëkalimet, kështu që është duke u bërë me të vërtetë e vështirë për t’i kontrolluar që të gjithë fjalëkalimet.

Harrimi i fjalëkalimeve ju bënë që të ndjeheni nervoz, në stres dhe të nervozuar gjatë gjithë ditës, transmeton Lajmi.net.

Një në pesë njerëz e ndërrojnë fjalëkalimin e tyre të paktën një herë në muaj dhe tetë për qind prej nesh e ndërrojnë atë çdo javë. Sidoçoftë, shumica kanë pak besim në sigurinë e fjalëkalimeve, me 15% prej tyre që besojnë se fjalëkalimet e tyre janë ‘të sigurt’.