Të gjithë të fshehtat e Demit të përmbledhura në një dokumentar

Edhe pse është vetëm 25-vjeç, këngëtarja ka pasur një jetë me turbulenca.

ShowBiz

18/10/2017 18:57

Demi Lovato nën reflektorët ndriçues jeton prej 9 vitesh.Ajo gjatë kësaj periudhe ka përjetuar gjëra të mira dhe të këqija.Këngëtarja përmes dokumentarit “Simply Complicated” ka vendosur që të japë pikëpamjen e saj për jetën dhe luftën e saj nëpër të cilën ka kaluar gjatë karrierës.

Demi në këtë dokumentar flet hapur për varësinë e saj dhe rehabilitimin, si e kanë ndihmuar miqtë e saj për t’ia dalë me këtë, si dhe për lidhjen me ish-të dashurin Wilmer Valderram.“Kokainën e kam provuar kur isha 17-vjeç. Frikësohesha, por më ka pëlqyer”, thotë ajo.“Edhe ish-të dashurin Wilmer e kam njohur gjatë asaj kohe.

E dija se duhej të ishte i imi. Lidhjen e fillova në moshën 18-vjeçare dhje sot besoj se kjo ishte dashuri në shikim të parë”, ka shtuar Lovato.Ajo tregon se ende është e dashuruar në Wilmer.“Zemra ime do të jetë përgjithmonë me të dhe jam e sigurt se nuk do të takoj asnjë njeri që mund ta krahasoj me të”, ka thënë Lovato./lapsi

YouTube player