Të gjithë të befasuar nga kjo deklaratë e Carvajalit

Dani Carvajal ka thyer heshtjen rreth shkarkimit të Julen Lopeteguit.

Sport

05/11/2018 14:44

Dani Carvajal ka thënë se Julen Lopetegui do të jetë trajneri më i mirë që ka pasur ai deri më tani.

“Për mua, ai është trajneri më i mirë që kam pasur deri më tani”, ka thënë spanjolli në ‘TVE’, përcjell “lajmi.net”.

“Mënyra se si e ka shikuar futbollin, mënyra se si e ka mbajtur skuadrën të bashkuar, të ishte me lojtarët, është një gjë që do ta ndaj gjithmonë, e kam thënë sa ishte këtu dhe do ta them edhe tani kur është larguar.

“Nuk mendojs e do të ketë trajner që do ia dal ta kontrolloj situatën se ai, andaj unë shpresoj që të bashkëpunoj në të ardhmen me të”, ka shtuar më tej Carvajal. /Lajmi.net/