Të gjithë sytë tek motrat Kardashian-Jenner në pishinë

Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner kanë treguar linjat e pabesueshme në plazh.

ShowBiz

29/05/2018 23:59

Ato kaluan të hënën nën rrezet e diellit në pishinën e shtëpisë së Kourtney, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Motrat Kardashian-Jenner dhe shoqet që po i shoqëronin ato, kishin veshur bikini me të cilat vinin në pah linjat perfekte.

Ambienti i qetë në pishinën e shtëpisë së Kourtneyt, 39 vjeç në Calabasas, bën që ato të relaksohen në maksimum.

Imazhet që ato kanë publikuar në Instagram, kanë marrë shumë komente nga ana e fansave të tyre.

Dhe ndejkësit nuk mund të lëshonin rastin pa komentuar linjat perfekte të Kourneyt, për të cilën shkruanin se nuk e kanë parë kurrë më në top-formë. /Lajmi.net/