Të gjithë sytë nga Rita gjatë turneut promovues në Nju Jork

Ajo gjithmonë sigurohet që të gjithë të kthejnë sytë tek ajo me veshjet që aplikon.

ShowBiz

27/01/2018 09:01

Këngëtarja vazhdon të bëjë këtë me guximin e saj që përdor në stil, ashtu siç bëri edhe të premtën në Nju Jork, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

27-vjeçarja këto ditë ka qenë e zënë në promovimin e këngës “For You”, e cila është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Ajo shfaqi linjat në një kostum të tërin ngjyrë portokalli dhe me pallto pelushi, ndërsaa këpucët dhe vathët i kishte me ngjyrë ari.

Rita ka udhëtuar nga Parisi në Nju Jork, pasi ishte e angazhuar në Javën e Modës në Paris dhe në intervistat dhënë për medie.

Në një fotografi postuar në rrjete sociale, këngëtarja u shfaq tërësisht e zhveshur, ndërsa në kokë mbante një kapele të zezë. /Lajmi.net/