Të gjithë qeshen me atë që bëri Barcelona kundër Eibarit (FOTO)

Shumë prej komentuesve reaguan në habi për vendimin e ekipit pasi bëhej fjalë për një lëndim.

Sport

20/09/2017 10:16

Barcelona ka shfaqur mbështetjen për përforcimin e ri të lënduar, Ousmane Dembele, duke u paraqitur me fanella me emrin e tij para fillimit të ndeshjes kundër Eibarit në La Ligë, të martën.

Por, vendimi nga skuadra katalane zgjoi tallje në drejtim të tyre në rrjetet sociale.

Shumë prej komentuesve reaguan në habi për vendimin e ekipit pasi bëhej fjalë për një lëndim.

“Pusho në paqe”, ishin komentet e disa prej atyre që u befasuan me mesazhin e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e di pse duhet të paraqiten me fanella të tilla, Dembele është ende i gjallë”, shtoi një tjetër.

Barcelona në fund festoi pas fitores me rezultat të thellë 6:1.

Kurse, Dembele do të mungojë deri në katër muaj pas dëmtimit të pësuar në duelin e xhiros së shkuar ndaj Getafes. /Lajmi.net/