Të gjithë po marrin merita, por kush në të vërtetë e nxori Kosovën fituese përballë AXOS-it? – Lajmi.net
Të gjithë po marrin merita, por kush në të vërtetë e nxori Kosovën fituese përballë AXOS-it?
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 16:34, 4 May 2018
Qeveria e Kosovës ka fituar betejën ligjore ndaj Axos Capital. Kjo kompani kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Kosova për këtë rast triumfoi në Gjykatën e Arbitrazhit.

Lidhja Demokratike e Kosovës madje për këtë sukses ia dha meritat Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit.

Por kush në të vërtetë ishte direkt pjesëmarrës në këtë rast?

Lajmi.net ka siguruar dokumentin ku tregohet se cilët zyrtarë të Qeverisë së Kosovës morën pjesë në seancat me Axos-in.

Grupit të Kosovës i printe Besim Beqaj, ministër i Inovacionit.

Beqaj së bashku me Kreshnik Gashin drejtorin e ARKEP (Autoritetit Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), ishin pjesëmarrës në shumicën e seancave që ishin mbajtur për këtë rast. Duke arritur ta nxjerrin fituese Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit.

I përfshirë ishte edhe Fadil Ismajli, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë.

Kurse profesor Qerim Qerimi ishte përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës.

Kompania ‘Axos – Capital’ kishte bërë padi në adresë të Qeverisë së Kosovës, për arsye, siç thuhej, të moszbatimit të kontratës së privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës.

Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës kishte shpallur fituese në blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së kompaninë ‘Axos – Capital’ me një vlerë prej 277 milionë eurosh. /Lajmi.net/

 

 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO