Të gjithë po flasin sot për penalltinë e çuditshme të Depay mbrëmë

.

Sport

23/10/2017 10:33

Memphis Depay ka shënuar me “Panenka” në ndeshjen e Lyonit ndaj Troyes në Ligue 1.

Prapaskena e penalltisë së Lyonit ndaj Troyes, ishte shumë interesante.

Memhpis Deapy dhe Mariano Diaz diskutuan me tone të ashpra se kush do ta gjuajë penalltinë, përcjellë “Lajmi.net”.

Megjithatë, topin e mori Depay. Diskutimi nuk ishte aspak i qetë, pasi që Depay e mori topin me forcë, për të goditur 11-metërshin.

Më pas, holandezi “shfrenoi fantazinë”, duke shënuar në mënyrë të mrekullueshme.

Ai realizoi me “Panenka”, duke mashtruar keq portierin.

Ishte edhe sikur një “hakmarrje” për shokun e skuadrës, që nuk deshi ta lejojë për ta ekzekutuar penalltinë. /Lajmi.net/

YouTube player