Të gjithë po flasin për Sanchon, ja çfarë thotë trajneri i tij tek Dortmund për të

Jadon Sancho është lojtari i cili shihet si më premtuesi në botën e futbollit.

Sport

13/01/2019 17:45

Ai po komentohet nga të gjithë, me fjalët më pozitive të mundshme, pasi ka mahnitur me paraqitjet e tij.

Jashtëzakonisht i kënaqur me të është edhe trajneri i Dortmund, Lucien Favre.

“Ai është jashtëzakonisht i mirë, por unë kam edhe Reus dhe Raffael. Fakti që Raffael nuk është paraqitur asnjëherë me brazilin është skandal” ka thënë Favre për “Bild”, transmeton lajmi.net.

“Por, është e vërtetë, Sancho po luan një rol krucial, në një moshë të re. Është dribler i jashtëzakonshëm” ka thënë tutje trajneri.

Kujtojmë se Sancho është realizatori i tretë më i mirë tek Dortmund, pas Paco Alcacer dhe Marco Reus. /Lajmi.net/