Të gjithë po e cilësojnë si super-transferim, por Pirlo tallet keq me të

"Nëse Van Dijk transferohet për 85 milionë euro, atëherë Coutinho vlen dyfish”.

Sport

08/01/2018 12:26

Andrea Pirlo ka kritikuar vlerën me të cilën klubet po blejnë lojtarë.

Italiani ka thënë që nëse Van Dijk u transferua te Liverpool për 85 milionë euro, atëherë Philippe Coutinho vlen dyfish, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ky është futbolli aktual, Barcelona nuk mund të bëjë përjashtim nga çmenduria që ka përfshirë tregun e futbollit”, deklaroi Pirlo.

“Nëse Van Dijk transferohet për 85 milionë euro, atëherë Coutinho vlen dyfish”, shtoi ai. /Lajmi.net/