Të gjithë në ofsajd, goli pranohet

Basel u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi dështoi të nxjerr një pikë kundër Schalkes që u kualifikua për në fazën eliminatore të garës pas fitores 2:0 ndaj zviceranëve të mërkurën mbrëma. Golat në pjesën e dytë nga Julian Draxler dhe Joel Matip e kualifikuan tutje Schalken që iu bashkua Chelseas për në mesin e…

Sport

12/12/2013 09:27

Basel u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi dështoi të nxjerr një pikë kundër Schalkes që u kualifikua për në fazën eliminatore të garës pas fitores 2:0 ndaj zviceranëve të mërkurën mbrëma.

Golat në pjesën e dytë nga Julian Draxler dhe Joel Matip e kualifikuan tutje Schalken që iu bashkua Chelseas për në mesin e 16 ekipeve më të mira të kontinentit.

Ivan Ivanov u përjashtua për mysafirët pas 30 minutave lojë. Por, momenti më i diskutueshëm i duelit erdhi kur Matip realizoi për 2:0.

Ai dhe katër bashkëlojtarë të tij ishin në pozitë jashtë loje, kur topi u harkua në zonë, por goli u pranua.