Të gjithë në Londër vraponin të shpëtonin kokën, por veprimi i këtij burri po ‘çmend’ rrjetin (Foto)

Duke marrë parasysh frikën dhe terrorin që ka pushtuar londinezët natën 3 qershorit të sulmeve terroriste, një burrë ka dalë jashtë rrymës.

Fun

05/06/2017 18:44

Ai ka treguar se ishte një njeri tipik britanik ose ‘anglez’ nga natyra…

Burri filloi t’i ikte rrezikut mjaft i qetë me një gotë birrë në dorë dhe e mbante atë me kujdes që të mos i derdhej.

Burri sypatrembur është kthyer në simbol të shpirtit luftarak londinez, për gjestin që ka lënë gojëhapur gjithë rrjetet sociale.

Në sulmin terrorist humbën jetën të paktën 7 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 48 të tjerë. /Lajmi.net/